Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte rrugore me lagështi.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut nuk janë evidentuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në seksionet rrugore që kalojnë përmes luginave, grykave dhe afër shtratit të lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen sidomos për akset rrugore: Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë.
Rekomandohet përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, respektimi i sinjalistikës rrugore dhe drejtimi i kujdesshëm i automjeteve.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...