Një 22-vjeçar, i identifikuar si Orgest Kurtaj, nga Shkodra është kapur në një degë postare në Vorë, duke marrë një pako me lëndë narkotike. Droga ishte trafikuar nga Kanadaja, brenda së cilës kishte 7 kg kanabis.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.
Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.
Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...