PD kallëzon penalisht Ministren e Mbrojtjes : Dha tender korruptiv 1.5 mln euro - Gazeta Express
string(77) "pd-kallezon-penalisht-ministren-e-mbrojtjes-dha-tender-korruptiv-1-5-mln-euro"

Gazeta Express

31/03/2020 20:26

PD kallëzon penalisht Ministren e Mbrojtjes : Dha tender korruptiv 1.5 mln euro

Gazeta Express

31/03/2020 20:26

Partia Demokratike deklaron se do të dorëzojë ditën e nesërme në prokurorinë e posaçme (SPAK) një kallëzim penal për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që sipas opozitës ka dhënë një tender korruptiv dhe në shkelje të ligjit, i cili kap vlerën e 1.5 mln eurove.

PD njofton se tenderi është dhënë në kohën e krizës së koronavirusit dhe pa asnjë lloj gare, në adresë të një kompanie që nuk ka asnjë lloj eksperience në tenderin që ka fituar. Sipas PD-së, kompania fituese është e specializuar në pajisje kompjuterike dhe ndërtim, e jo tregtimin e produkteve ushqimore, për të cilat mori 1.5 mln euro.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI:

Pas dokumentimit të skandalit me tenderin e blerjes së ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ku një kompani elektronike dhe ndërtimi, u shpall fituese për tregimin e ushqimeve, në kundërshtim me ligjin, Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë nesër në mëngjes kallëzim penal në SPAK ndaj Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste, për shkak se:

1. Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Kompania “Eurovia” është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.
2. E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Organi i prokurorisë duhet të veprojë me urgjencë për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të kujtdo që, edhe në kohë pandemie vjedh. Në këtë kohë krize është e domosdoshme mirëmenaxhimi i fondeve publike dhe rritja e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.

Në tenderin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka rezulton e provuar kryerje e tre veprave penale dhe konkretisht: “Shpërdorimi i detyrës”; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë; parashikuar nga nenet 258, 258 dhe 260 të Kodit Penal.