PC Prizreni e mbyll sezonin me fitore, Istogu përshëndetet nga Superliga - Gazeta Express
string(71) "pc-prizreni-e-mbyll-sezonin-me-fitore-istogu-pershendetet-nga-superliga"

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 22:35

PC Prizreni e mbyll sezonin me fitore, Istogu përshëndetet nga Superliga

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 22:35

Proton Cable Prizreni e ka përfunduar edicionin e Prince Caffe Superligës me fitore, duke mundur në xhiron e 28-të Istogun me shifrat 99:108 (32:39, 25:24, 18:25, 24:20).

Në sfidën e zhvilluar në Prizren, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e parë dhe të tretë dhe ju mjaftoi për fitore, në ndeshjen që nuk kishte aspak presion.

Lexo Edhe:

Arian Azemi zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme për Istogun me 41 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, derisa te prizrenasit u dalluan Isaiah Kelly me 29 pikë e 16 kërcime dhe Ty Cockfield me 28 pikë.

Istogu i mbylli garat me një fitore e 27 humbje dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.

Kurse, Proton Cable Prizreni do të ndeshet me New Basket për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm. /Gazeta Express/