Pasi u nokautua nga Poirier, McGregor del nga zhveshtorja me paterica - Gazeta Express
string(68) "pasi-u-nokautua-nga-poirier-mcgregor-del-nga-zhveshtorja-me-paterica"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2021 8:27

Pasi u nokautua nga Poirier, McGregor del nga zhveshtorja me paterica

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2021 8:27

Për aq sa zgjati, dueli mes Poirierit dhe McGregorit dhuroi emocione të mëdha për të gjithë adhuruesit e këtij sporti. Të dy luftëtarët dhanë më të mirën, megjithatë në fund Dustin Poirier fitoi.

Kjo ishte edhe një hakmarrje pas humbjes që pësoi nga McGregor në vitin 2014, shkruan Gazeta Express.

Por, pas meçit të dy u përqafuan, duke treguar shembull si sportistë të vërtetë.

Por, irlandezi ka mbetur i lënduar siç duket nga ky duel. Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, po shihet Conor McGregor duke u larguar nga dhomat e zhveshjes me paterica. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement