Pasagjeri pret damarët, avioni i linjës ”Lion- Stamboll” bën ulje të detyruar në Rinas - Gazeta Express
string(82) "pasagjeri-pret-damaret-avioni-i-linjes-lion-stamboll-ben-ulje-te-detyruar-ne-rinas"

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2024 17:39

Pasagjeri pret damarët, avioni i linjës ”Lion- Stamboll” bën ulje të detyruar në Rinas

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2024 17:39

Avioni i linjës “Lion – Stamboll” ka bërë një ulje të detyruar në Rinas, pasi një nga pasagjerët, shtetas  afgan, ka tentuar të presë damarët.

Shtetasi afgan, 40-vjeçar është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

40-vjeçari me leje qëndrimi në Austri, dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën“, njofton policia.