Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjen Itali – Shqipëri e vlefshme për kampionatin Europian Gjermani 2024.
Orët para ndeshjes kreu i qeverisë ka shkuar në një lokal që e preferojnë gjermanët, por që rezulton se pronar është një shqiptar.
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet’ shkruan Rama.