string(109) "zbardhet-shkaku-i-zjarrit-ne-tregun-e-shkodres-policia-dyshohet-se-e-shkaktuan-dy-te-mitur-ishin-duke-luajtur"

Zbardhet shkaku i zjarrit në tregun e Shkodrës, policia: Dyshohet se e shkaktuan dy të mitur, ishin duke luajtur

Shqiperi

Gazeta Express

15/06/2024 20:37

Zjarri në tregun e sendeve të përdorura në Shkodër dyshohet se është shkaktuar nga dy të mitur. Përmes një reagimi zyrtar, policia thekson se dy të mitur, 9 vjeç, po luanin në afërsi të tregut, duke rezultuar në zjarrin masiv që përfshiu lagjen “Ndoc Mazi”.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Lexo Edhe:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura”, thuhet në njoftim.