Pas publikimit të videos të vrasjes së Agonis Tetaj, Miftaraj pyetje prokurorëve: A ju merr gjumi natën? - Gazeta Express
string(101) "pas-publikimit-te-videos-te-vrasjes-se-agonis-tetaj-miftaraj-pyetje-prokuroreve-a-ju-merr-gjumi-naten"

Pas publikimit të videos të vrasjes së Agonis Tetaj, Miftaraj pyetje prokurorëve: A ju merr gjumi natën?

Lajme

Gazeta Express

17/03/2021 15:32

Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të vrasjes së Agonis Tetaj në Deçan.

Në reagimin e tij, Miftaraj thekson se në mënyrë të kundërligjshme lënda për vrasjen e Agonis Tetaj është transferuar nga Prokuroria e Pejës në atë të Gjilanit.

Lexo Edhe:

Gjithashtu përmend edhe rikualifikimin e lëndës nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

“Nga veper penale vrasje e rende me denim deri ne burgim te perjetshem, ri cilesohet ne veper penale e denueshme deri ne 5 vite burgim”, shkruan ai, teksa pyet prokurorët se a po i merr gjumi natën?

Reagimi i tij i plotë:

Haxhi Derguti, ish Kryeprokuror i Prokurorise se Apelit ne menyre te kunderligjshme, duke shkelur Kodin e Procedures Penale, duke shkelur Ligjin per Prokurorin e Shtetit e transferon lenden nga Peja ne Gjilan.

Nga veper penale vrasje e rende me denim deri ne burgim te perjetshem, ri cilesohet ne veper penale e denueshme deri ne 5 vite burgim.

Haxhi Derguti vetem ne vitet e fundit i ka punesuar pese familjare ne KEDS.

Haxhi Derguti, Jetish Maloku, Agron Uka a Ju merr gjumi naten?

Jo Vetting por protesta masive deri ne pastrimin e sistemit te drejtesise.  Kosova nuk i meriton keta prokurore.