Pas pezullimit të Ligjit për Paga, mjekët të premten në grevë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

12/12/2019 17:56

Pas pezullimit të Ligjit për Paga, mjekët të premten në grevë

Ballina

Gazeta Express

12/12/2019 17:56

Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga.

Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit.

Lidhur me këtë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me anë të një njoftimi, tregon se ka marr vendim që të premten të hyjnë në grevë.

“Pas marrjes së lajmit nga mediet se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin e Pagave dhe ne zyrtarisht nuk kemi asgjë, andaj ju lusim të gjithë punëtorët shëndetësor që të vazhdojnë me përgatitjet për grevën e nesërme dhe njëherë apelojmë te të gjithë që ta ruajnë qetësin dhe njoftojmë opinionin e gjerë se Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të filloj takime intensive në bazë (me punëtorë) që të nxjerrim opinionin e duhur në lidhje me veprimet e ardhshme sindikale. Njëherë njoftojmë opinionin e gjerë që të gjitha pasojat në rast të reagimit më radikal të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i bartin politikëbërësit, siç duket kanë dorë”, thuhet në njoftim.