Pas Kroosit, dy futbollistë të tjerë rinovojnë kontratën me Real Madridin - Gazeta Express
string(72) "pas-kroosit-dy-futbolliste-te-tjere-rinovojne-kontraten-me-real-madridin"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2024 13:55

Pas Kroosit, dy futbollistë të tjerë rinovojnë kontratën me Real Madridin

Futboll

Gazeta Express

28/03/2024 13:55

Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre.

I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili do të vazhdojë kontratën me madrilenët deri në verën e vitit 2025.

Lexo Edhe:

E të njëjtën rrugë do ta marrin edhe dy futbollistë tjerë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Nacho Fernandez dhe anësorin Lucas Vazquez.

Të dy tashmë kanë rënë dakord me drejtuesit e klubit për marrëveshjet e tyre të reja, të cilat zyrtarisht do të shpallen javën e ardhshme, kur Real Madridi nuk do të ketë ndeshje. Skuadra nuk ka asnjë angazhim nga data 1 deri më 8 prill.

Nacho është bërë titullar për madrilenët këtë sezon pasi Eder Militao dhe David Alaba morën lëndime që i lanë jashtë fushës për periudha të gjata kohore.

Lucas ka 26 ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asistime.