Pas humbjes së nënës, Robert Berisha merr këtë vendim për emisionin e tij! - Gazeta Express
string(72) "pas-humbjes-se-nenes-robert-berisha-merr-kete-vendim-per-emisionin-e-tij"

Pas humbjes së nënës, Robert Berisha merr këtë vendim për emisionin e tij!

Yjet

Gazeta Express

11/01/2021 20:33

Robert dhe Patris Berisha humbën 2 ditë më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Lexo Edhe:

Së fundmi, ai ka vendosur që emisioni i tij “Robi plaket kur don vet” do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt.

Ndërkohë sot ai ka ndarë një nga kujtimet më të bukura e të ndjera për nënën e tij.

Ai ka publikuar këngën “Kthehu Teuta”, që është kompozuar nga babai i Robertit dhe Patrisit, e është kënduar nga Robert Laçi.

Gjithashtu Roberti ka publikuar një thënie shumë prekëse, si dedikim për të ëmën që sot nuk jeton më.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”, thuhet në postimin që ka shpërndarë Roberti.

Kujtojmë se nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

Madje, që para se të lindte vajza e tij Renee, e ëma i ishte nënshtruar edhe kimioterapisë, por pas këtyre viteve ajo e humbi ketë betejë duke u ndarë përgjithmonë nga jeta. /GazetaExpress/L.K/