Pas dëshmisë, Kurti i kërkon prokurorisë të ngrejë aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit - Gazeta Express
string(82) "pas-deshmise-kurti-i-kerkon-prokurorise-qe-te-ngreh-aktakuze-ndaj-thacit-e-veselit"

Gazeta Express

18/12/2019 11:24

Pas dëshmisë, Kurti i kërkon prokurorisë të ngrejë aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit

Gazeta Express

18/12/2019 11:24

Albin Kurti ka folur para mediave pasi që dha dëshminë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, lidhur me kallëzimin penal të bërë për presidentin Hashim Thaçi dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veseli, raporton Gazeta Express.

“Edhe një javë bëhen tetë muaj kur Glauk Konjufca dhe unë bëmë kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli me qenëse ata kanë deklaruar rrejshëm nën betim, na kanë akuzuar neve dyve në lidhje me të ashtuquajturën Syri i Popullit”, deklaroi ai.

Kurti thotë se Thaçi e Veseli kanë deklaruar se ai e Konjufca kanë shkruar komunikata të UÇK-së në vitin 1999 e se kanë udhëhequr këtë organizatë.

“Është për t’u çuditur se si prokurori atë botë nuk ka reaguar fare ndaj presidentit të Kosovës. Më në fund fituam këtë thirrje nga prokuroria, më vjen mirë që sot pata rastin të përgjigjem në të gjitha pyetjet e prokurorit. Unë kërkoj të shndërrohet në aktakuzë ndaj z. Thaçit dhe Veselit, në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë. Unë besoj se ky proces duhet të përfundojë me dënimin e tyre. Do të jem i gatshëm që sa herë të më thërrasë prokuroria të vij për dëshmi”, ka deklaruar Kurti. /GazetaExpress/

Lideri i LV-së

Advertisement
Advertisement
Advertisement