Pas 25 vjetësh në krye të KOK-ut, Besim Hasani mund të sfidohet nga katër kundërkandidatë - Gazeta Express
string(88) "pas-25-vjetesh-ne-krye-te-kok-ut-besim-hasani-mund-te-sfidohet-nga-kater-kunderkandidate"

Sport

Gazeta Express

08/03/2021 14:56

Pas 25 vjetësh në krye të KOK-ut, Besim Hasani mund të sfidohet nga katër kundërkandidatë

Sport

Gazeta Express

08/03/2021 14:56

Instucioni më i lartë sportiv në vend, Komitetin Olimpik i Kosovës, më 25 mars do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për kryetar. Besim Hasani, i cili e mban pozitën e presidentit që nga viti 1996, do ta kërkojë mandatin e shtatë. Por, pas 25-vjetësh Hasani pritet të ballafaqohet me një konkurrencë të fortë. Express mëson se Hasani ka mundësi të ballafaqohet me katër kundërkandidatë tjerë: Linda Shalën, Milaim Kelmendin, Ismet Krasniqin dhe Afërdita Fazlijajn.

Më 25 mars instucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për president dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët do të marrin mandat katërvjeçar. Dhe, gara për kryetar pritet të jetë e madhe si asnjëherë më parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presidenti aktual, Besim Hasani, do të kandidojë sërish për ta vazhduar edhe për katër vjet të tjera punën e kryetarit. Hasani është në përfundim të mandatit të gjashtë dhe në kërkim të mandatit të shtatë. Hasani është president i KOK-ut që nga vitit 1996. Nën drejtimin e tij KOK-u me dekada ka funksionuar nën izolim të plotë dhe me Hasanin në krye e ka kaluar procesin e vështirë e të stërzgjatur të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Hasani nuk kishte thuajse fare konkurrencë deri në vitin 2012 dhe vetëm atëherë nisi të ballafaqohet me kundërkandidatë thuajse në çdo palë zgjedhje. Sidomos pas anëtarësimit në IOC posti i presidentit të KOK-ut është bërë mjaftë i lakmueshëm në Kosovë, por edhe i vështirë për t’u arritur nga dikush tjetër.

Derisa në zgjedhjet e fundit të vitit 2016 Hasani për kundërkandidat e kishte vetëm Jeton Beqirin, në zgjedhjet e 25 marsit ai pritet ta ketë një konkurrencë më të fortë, e madje edhe me më shumë kundërkandidat.

Gazeta Express mëson se deri më sot ende nuk është deponuar asnjë kandidaturë zyrtare në KOK. Por, një gjë e tillë pritet të ndodh së shpejti pasi ende ka kohë.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FFK) sot e konfirmoi nominimin e Linda Shalës për kandidate dhe propozimin pritet ta deponojë së shpejti në KOK.

Gazeta Express shkruan se përpos Besim Hasanit e Linda Shalës për president të KOK-ut pritet të garojë edhe kryetari aktual i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili e kishte konfirmuar deklarativisht kandidaturën dhe mbetet për të parë nëse do t’i hyjë përfundimisht garës apo do të tërhiqet.

Express mëson se për president të KOK-ut garës ka shumë mundësi t’i hyjë edhe kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi. Ky i fundit aktualisht është bashkëpunëtor i Hasanit në KOK në postin e zëvendëspresidentit.

Ndërsa, përpos Linda Shalës për presidente të KOK-ut ka mundësi të garojë edhe një femër tjetër. Express mëson se në Shtëpinë e Sporteve po qarkullon edhe emri i Afërdita Fazlijajt si kandidate e mundshme për kryetare. Fazliu posa e ka kryer misionin si selektore e përfaqësueses së Kosovës në futbollin femëror. Fazlija një jetë të tërë ia ka kushtuar sportit dhe tash e shumë vite punon në Departamentin e Sportit pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.  

Besim Hasani shihet favorit për shkak se tashmë ka bërë vend në KOK duke qenë kryetar qe 25 vjet. Por, nuk ka fitore të sigurt për dy arsye: Shumëkush sheh nevojën e ndryshimit. Po ashtu, varet se çfarë delegatë do të çojnë federatat sportive në KOK – të zakonshmit që e votonin ndër vite Hasanin apo të tjerë.

Më 25 mars KOK-u fillimisht do ta mbajë Kuvendin e Punës. Pas një pauze prej 30 deri në 2 orë do të mbahet Kuvendi Zgjedhor, në të cilin do të marrin pjesë delegatët e rikonfirmuar. /GazetaExpress/