Partitë politike po vazhdojnë fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje sot do të ketë tubimin e saj elektoral në Gjilan, në sheshin e qytetit, nga ora 19:30, sipas njoftimit të partisë. Aty merr pjesë edhe kryetari i partisë, Albin Kurti.
Ndërkaq, kreu i PDK’së, Bedri Hamza, sot do të jetë në tri qytete të vendit.
17:00 – Lipjan, Sheshi “Adem Jashari”
18:30 – Shtime, Shtëpia e Kulturës
20:00 – Suharekë, para Muzeut
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet e saj, të cilat do të mbahen në Dukagjin. Pjesëmarrës do të jenë kandidatja e kësaj partie për presidente Vjosa Osmani dhe kreu i partisë e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
14:00
Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
14:00 – Tubim zgjedhor në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona Dukagjinit”)
15:00 – Tubim zgjedhor në Deçan. (Pallati i kulturës “Jusuf Gërvalla”)
16:00 – Tubim zgjedhor në Junik. (Hotel Gjeravica)
17:00 – Tubim zgjedhor në Pejë. (Sheshi i qytetit)
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...