Personi që humbi jetën mbrëmë në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e reja - Gazeta Express
string(100) "personi-qe-humbi-jeten-mbreme-ne-shkup-pas-perplasjes-me-motor-eshte-nje-19-vjecar-ja-detajet-e-reja"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 8:37

Personi që humbi jetën mbrëmë në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e reja

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 8:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut 19 vjeçar i cili ka drejtuar motoçikletën dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit, raporton Zyrtare.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, vdekja e M.F. është konstatuar në orën 23:11.

Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti dhe ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet janë në vazhdim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement