Parashikimi i motit për të mërkurën - Gazeta Express
string(38) "parashikimi-i-motit-per-te-merkuren-29"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 23:39

Parashikimi i motit për të mërkurën

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 23:39

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku herë pas here pritet të ketë rrebeshe lokale shiu dhe breshër me diametër të vogël, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.

Në zona të caktuara, si pasojë e vranësirave me lëvizje të ngadalshme, pritet të sjellin edhe vërshime të shpejta.

Era do të fryjë nga veriu, e cila në ato zona ku ka zhvillime konvektive, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme, të pakten për 10°C. /MeteoKosova/

Advertisement
Advertisement
Advertisement