Aksident në Francë, raportohet vdekja e një gruaje kosovare - Gazeta Express
string(58) "aksident-ne-france-raportohet-vdekja-e-nje-gruaje-kosovare"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 23:46

Aksident në Francë, raportohet vdekja e një gruaje kosovare

Lajme

Gazeta Express

23/06/2026 23:46

Një aksident i rëndë trafiku në Francë ka marrë jetën e Besire Kolgeci-Baraliut nga fshati Bukosh, më 22 qershor 2026.

Sipas njoftimit të familjarëve, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj dhe dy djemtë, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Besires ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe komunitetin. Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u shprehen ngushëllime për humbjen e rëndë, ndërsa të lënduarve u urohet shërim sa më i shpejtë.

Familja ka bërë të ditur se për detajet e ceremonisë mortore do të njoftojë në kohën e duhur./SuharekaOnline

Advertisement
Advertisement
Advertisement