Parashikimi i motit për sot - Gazeta Express
string(29) "parashikimi-i-motit-per-sot-8"

Parashikimi i motit për sot

Gazeta Express

31/05/2020 6:44

Dita e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot pothuajse të ngjashëm me ditët paraprake.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo ndodh si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, të cilat do të krijojnë kushte për formim të vranësirave të dendura dhe jo stabile.

Lexo Edhe:

“Gjatë ditës, pos intervaleve me diell, parashihen reshje shiu të shoqëruara dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.

IHMK-ja tutje thekson se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thekson IHMK-ja.