Parashikimi i motit për javën e ardhshme - Gazeta Express
string(42) "parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme-4"

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

25/04/2021 19:58

Në ditët e fundit të muajit prill pritet të kemi mot më të ngrohtë.  Të martën e mërkurën me mundësi për reshje shiu.  Deri të premten temperaturat rriten edhe mbi 25C.

26.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell paradite.  Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen, ku mund të priten reshje të dobëta shiu.

Lexo Edhe:

27.04 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu.  Ditën kryesisht me vranësira, e mundësi për riga lokale shiu.

28.04 – Ngrohtë, vranësira dhe intervale me diell.  Në mëngjes reshje lokale shiu.  Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.

29.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

30.04 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale në rritje nga 4C, të hënën deri në 12C ditën e premte.  Ndërkaq, maksimalet gradualisht nga 17C që mund të zbresin lehtë ditën e martë, deri të premten arrijnë edhe në 26C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e ditën e premte paksa më të fuqishme deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënie edhe nën vlera normale deri ditën e mërkurë.