Parashikimi i motit: Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë - Gazeta Express
string(60) "parashikimi-i-motit-fundjave-perveluese-ne-gjithe-shqiperine"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 14:36

Parashikimi i motit: Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 14:36

Fundjava duket se do jetë përvëluese në Shqipëri, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi.

Vlerat minimale do të shënojnë nga 26 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale parashikohen deri në 39 gradë celcius.

“Gjatë kësaj fundjave do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, por po ashtu dhe masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, ç’ka do të sjellin mot të nxehtë në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta kalimtare përgjatë maleve në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa do të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement