Numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë është rritur në 589, ndërsa numri i të lënduarve ka arritur në 2,980, bëri të ditur presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.
Përditësimi i mëparshëm zyrtar raportonte 235 viktima dhe 4,300 të lënduar, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Përditësimi vjen ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Pritet që numri i viktimave të rritet ndjeshëm, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të gjejnë viktima të tjera.
“Nuk kemi fjetur asnjë minutë në përpjekjet tona për të shpëtuar jetë njerëzish”, tha Rodríguez për transmetuesin shtetëror venezuelian VTV, ndërsa vlerësoi edhe mbërritjen e ndihmës ndërkombëtare dhe ekipeve të emergjencës. “Kemi shpëtuar dhjetëra jetë,” shtoi ajo.
VTV raportoi gjithashtu se ekipet e kërkim-shpëtimit po përqendrojnë përpjekjet në shtetin La Guaira, i cili duket të jetë zona më e goditur. Qeveria njoftoi se ka ngritur gjithashtu një qendër grumbullimi të rezervave me ushqime, ujë dhe barna për personat në nevojë, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Karakas.
Në filozofinë e Feng Shui-t, shtëpia nuk është thjesht një vend ku jetojmë. Ajo konsiderohet një hapësirë ku energjia...