Paraqitje fenomenale dhe gol, Rrahmani merr notën më të lartë në ndeshje - Gazeta Express
string(71) "paraqitje-fenomenale-dhe-gol-rrahmani-merr-noten-me-te-larte-ne-ndeshje"

Paraqitje fenomenale dhe gol, Rrahmani merr notën më të lartë në ndeshje

Futboll

Gazeta Express

20/09/2021 23:26

Napoli vazhdon me performanca fantastike në Serie A, duke fituar ndaj Udineses në udhëtim me rezultat 0:4, në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Kështu, Napoli vazhdoi formën perfekte me të gjitha fitore dhe mori kryesimin në renditjen tabelare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani realizoi golin e dytë të ndeshjes për mysafirët në minutën e 35-të.

Përveç kësaj, Rrahmani pati paraqitje fantastike, duke u vlerësura nga WhoScored me notë 8.4, më të lartën nga të gjithë futbollistët tjerë.

/Gazeta Express/