Paraqitja e efekteve të dronëve vetëvrasës - bëhen bashkë Vuçiq, Daçiq, Dodik e Mandiq - Gazeta Express
string(82) "paraqitja-e-efekteve-te-droneve-vetevrases-behen-bashke-vuciq-daciq-dodik-e-mandiq"

Paraqitja e efekteve të dronëve vetëvrasës – bëhen bashkë Vuçiq, Daçiq, Dodik e Mandiq

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 13:30

Disa ushtrime vetëm disa kilometra larg kufirit me Kosovën ka bërë bashkë zyrtarët serbë që kanë ngritur idenë e një formimi të “Botës Serbe”.

Në Rrafshnaltën e Peshtërit të Serbisë, pak pas orës 12:00 ka nisur stërvitja e përbashkët taktike-sulmuese “Whirlwind 2024”. Këto ushtrime do të ndiqen nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri në detyrë Ivica Daçiq, disa ministra, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq.

Lexo Edhe:

Sipas një njoftimi në stërvitje po marrin pjesë më shumë se 2000 pjesëtarë të Brigadës së Dytë të Ushtrisë Serbe dhe njësitë përkatëse, me 350 mjete luftarake.

Serbia në këto ushtrime do t’i prezantojnë efektet e dronëve vetëvrasës

Për këto ushtrime ka ngritur shqetësime sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe, ka thënë se vendi ku do të behën këto ushtrime me dron luftarak kamikaz është vetëm 30 kilometra larg Kosovës dhe vetën 3 kilometra larg kufirit më Malin e Zi.

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai.