Parandalohet kontrabanda në Dubravë, kështu u tentua të futej droga përmes furgonit të kuzhinës - Gazeta Express
string(94) "parandalohet-kontrabanda-ne-dubrave-keshtu-u-tentua-te-futej-droga-permes-furgonit-te-kuzhines"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 10:09

Parandalohet kontrabanda në Dubravë, kështu u tentua të futej droga përmes furgonit të kuzhinës

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 10:09

Sherbimi Korrektues i Kosoves njofton se dje rreth orës 15:30 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast i tentim futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.

Bazuar në informacione të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit.

Gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement