Para vizitës së paparalajmëruar në Beograd, O'Brien ishte në Slloveni, zbulon çfarë i tha Baronesha Ashton për Asociacionin - Gazeta Express
string(120) "para-vizites-se-paparalajmeruar-ne-beograd-obrien-ishte-ne-slloveni-zbulon-cfare-i-tha-baronesha-ashton-per-asociacionin"

Para vizitës së paparalajmëruar në Beograd, O’Brien ishte në Slloveni, zbulon çfarë i tha Baronesha Ashton për Asociacionin

Ballina

Gazeta Express

21/04/2024 12:33

Departamenti Amerikan i Shtetit me 12 prill ka njoftuar për një varg vizitash në kryeqytete të Europës të Jim O’Brien Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit.

njoftim thuhej se ai do të shkojë në Bullgari, Rumani, Zvicër dhe Slloveni nga datat 15-19 prill. Por, të premten mbrëma në Beograd u paralajmërua se O’Brien do të shkojë atje për takime me zyrtarë. Njoftimin e bëri vetë Vuçiq i cili të shtunën në mëngjes doli në një konferencë për media me mysafirin amerikan. Temë e bisedave bazuar në atë që u tha në konferencë ishin Rezoluta për Gjenocidin në Srebrenicë, Kosova dhe raportet SHBA – Serbi.

Lexo Edhe:

O’Brien para Vuçiqit shpalosi përvojën e tij si jurist i ri kur kishte mbledhur prova që kishin dëshmuar gjenocidin në Srebrenicë. Ndërsa për ankesën e Vuçiq që s’po zbatohet Asociacioni, O’Brien tha se Kosova ka premtuar dhe se do të bëhet çmos që ky zotim do të përmbushet. O’Brien foli edhe për seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit ku nga Serbia do të shkojë Vuçiq. Ndërsa të shtunën në mbrëmje Presidentja Osmani njoftoi se ka udhëtuar drejt Nju Jorkut. Përgjatë qëndrimit atje, Presidentja Osmani përveç seancës “pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara”.

Përveç deklaratës për Asociacionin në konferencë për media që e kishte si pikë kyçe të adresimit të tij O’Brien zbuloi se këtë temë e kishte diskutuar me Baroneshën Ashton. “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është elementi bazë i dialogut dhe Marrëveshjes së Brukselit. Presim nga Kosova ta zbatojë. Duke folur me ndërmjetësen kryesore, një natë më parë, ( të premten), ajo na rikujtoi se kjo ishte një ide nga Kosova dhe Serbia. Dhe ceshtja thelbësore është se si serbët që jetojnë në Kosovë, që janë shtetas atje, por si të kenë një lidhje mes vete dhe tjerët dhe ky është qëllimi…” ka thënë O’Brien.

Ish-Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton të premten ka qenë në Slloveni në një takim të ” “Friends of Ëestern Ballkans”, bashkë me Emisarin Miroslav Lajçak e të tjerë përfshirë nga Kosova( Ardian Arifaj, ish- këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi) që drejtohet nga Borut Pahor i cili ka shfaqur ambiciet që ta  marrë pozitën e Lajçak.

Foto: O’Brien gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë