Para në bankë, "tokë", "banesa", "shtëpi" - kjo është pasuria e Presidentes që e deklaroi në AKK - Gazeta Express
string(85) "para-ne-banke-toke-banesa-shtepi-kjo-eshte-pasuria-e-presidentes-qe-e-deklaroi-ne-akk"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2022 13:00

Para në bankë, “tokë”, “banesa”, “shtëpi” – kjo është pasuria e Presidentes që e deklaroi në AKK

Lajme

Gazeta Express

14/06/2022 13:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka deklaruar pasurinë  e saj për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë, me sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro, shkruan Express.

Presidentja e vendit ka deklaruar se ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë para të mbajtura në bankën Raiffeisen.

Ajo ka deklaruar se detyrimet ndaj Marigona Hill kapin shifrën 87 mijë e 900 euro dhe është në pronësi të përbashkët me bashkëshortin e saj, mirëpo te ‘Qëllimi i detyrimit’ shkruan se është ‘borxh’.

Sipas deklarimit në AKK, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës.

Bashkëshorti i saj, Prindon Sadru merr pagë vjetore prej 37 mijë e 885 euro nga buxheti i Kosovës dhe 8 mijë e 500 euro nga qiratë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement