Papa Leoni XIV mban meshën në Angola, thirrje e re për paqen në Lindjen e Mesme: Të ndërpriten armiqësitë - Gazeta Express
string(103) "papa-leoni-xiv-mban-meshen-ne-angola-thirrje-e-re-per-paqen-ne-lindjen-e-mesme-te-nderpriten-armiqesite"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 16:45

Papa Leoni XIV mban meshën në Angola, thirrje e re për paqen në Lindjen e Mesme: Të ndërpriten armiqësitë

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 16:45

Një thirrje të re për paqe në Lindjen e Mesme ka bërë Papa Leoni gjatë një meshe të mbajtur në Angola, ku morën pjesë rreth 100 mijë besimtarë.

Pontifiku i parë amerikan vlerësoi armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit, që ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të përplasjeve mes forcave izraelite dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke e cilësuar atë si një “arsye për shpresë”.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që punojnë për një zgjidhje diplomatike të vazhdojnë përpjekjet dhe bisedimet e paqes, në mënyrë që ndërprerja e armiqësive në të gjithë Lindjen e Mesme të bëhet e përhershme”, deklaroi ai.

Papa Leoni u ndal gjithashtu edhe te lufta në Ukrainë, duke dënuar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke kërkuar që “armët të heshtin dhe të ndiqet rruga e dialogut”. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement