"Policia me armë e maska në Skënderaj, agjendë e aparatit shtetëror", Deliu: Sami Lushtaku, figura më e linçuar - Gazeta Express
string(106) "policia1-me-arme-e-maska-ne-skenderaj-agjende-e-aparatit-shteteror-deliu-sami-lushtaku-figura-me-e-lincuar"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 21:37

“Policia me armë e maska në Skënderaj, agjendë e aparatit shtetëror”, Deliu: Sami Lushtaku, figura më e linçuar

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 21:37

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, është e ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj.

Deliu ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku,  ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të VV’së për vite me radhë, përcjell Gazeta Express.

‘’Pamje të tilla me automatik me armë, me maska policë me disa  mjete të policisë në qytetin e Skenderajt, ishte një tentativë e aparatit shtetëror për ta vendosur këtë çështje si çështje e agjendës politike. S’është hera e parë që pushteti i Kurtit të provokojë në këtë komunë. Këtu dua të përmend edhe vetë zotin Lushtaku i cili ka qenë prej figurave më të linçuara, në mënyrë sistematike eksponentë të LVV’së për vite me radhë nuk e kanë kursyer Lushtakun nga deklaratat e tyre të njëpasnjëshme,’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement