Mijëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve nesër do të fillojë procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.
Disa pamje nga lart dëshmojnë për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këtë marsh. Ata i kanë mbushur të tri sheshet kryesore të kryeqytetit duke mbajtur në duar flamuj kombtarë, flamuj të UÇK-së e ata të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Qytetarët mbërritën në Prishtinë edhe me autobusë nga qytetet tjera të vendit.
Të hënën do të nis gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.