Pamje: Haalandin e përzënë nga lokali i natës - Gazeta Express
string(44) "pamje-haalandin-e-perzene-nga-lokali-i-nates"

Pamje: Haalandin e përzënë nga lokali i natës

Gazeta Express

12/07/2020 15:15

Megjithëse sezoni në Bundesligë ka përfunduar tanimë, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është duke i pushtuar ballinat e gazetave por për çështje që s’kanë të bëjnë me futbollin, megjithatë.

Sulmuesi i ri ndodhet në pushime në atdheun e vet Norvegji, ku po çlodhet pas një sezoni të gjatë pjellor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, pamje që vijnë nga atje e shfaqin atë duke u nxjerr me forcë jashtë një lokali nate.

Rojet e sigurimit e tërheqin me forcë 19-vjeçarin gjigant.

Haaland shihet dhe dëgjohet duke u kërkuar shpjegime atyre, por pa efekt.

Haaland i ka shënuar 44 gola në 40 ndeshje këtë sezon, por dy klubet e tij RB Salzburgun dhe Borussia Dortmundin, 10 prej të cilave në Ligën e Kampionëve.

Pak orë më parë, Haaland e postoi një fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke sharruar dru. /Gazeta Express/