Pamje: Gaethje e rreh brutalisht Fergusonin, Khabibi në radhë - Gazeta Express
string(60) "pamje-gaethje-e-rreh-brutalisht-fergusonin-khabibin-ne-radhe"

Gazeta Express

10/05/2020 10:21

Pamje: Gaethje e rreh brutalisht Fergusonin, Khabibi në radhë

Gazeta Express

10/05/2020 10:21

Justin Gaethje e ka bërë paraqitjen më të mirë të karrierës duke e rrahur brutalisht Tony Fergusonin, duke ia siguruar vetes mundësinë për të luftuar për titull në kategorinë e lehtë në UFC kundër rusit Khabib Nurmagomedov.

Gaethje e dominoi luftën nga fillimi në ngjarjen e zhvilluar pa praninë e tifozëve, për shkak të pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjyqtari Herb Dean ndërhyu për ta ndërprerë meçin, duke mos lejuar që Ferguson të dëmtohej panevojshëm duke e parë dominim e madh të amerikanit.

Në rrethana bizare të një arene të zbrazët, në një shfaqje të bërë midis një pandemi globale, lufta ishte aq magjepsëse për 21 minuta saqë ishte e lehtë të harrohej fakti se një ngjarje e madhe sportive po zhvillohej pa shikues.

Gaethje do të luftojë kundër Khabibit tani për titullin e botës në kategorinë e lehtë në UFC. /Gazeta Express/