Pamje brenda hotelit luksoz, ku Ronaldinho po mbahet në arrest shtëpiak - Gazeta Express
string(70) "pamje-brenda-hotelit-luksoz-ku-ronaldinho-po-mbahet-ne-arrest-shtepiak"

Gazeta Express

09/04/2020 14:38

Pamje brenda hotelit luksoz, ku Ronaldinho po mbahet në arrest shtëpiak

Gazeta Express

09/04/2020 14:38

Legjenda braziliane Ronaldinho është urdhëruar të qëndrojnë në arrest shtëpiak, por ai do të banojë në një suitë presidenciale në një hotel luksoz me katër yje, pasi u lirua nga burgu në Paraguai.

Ronaldinho dhe vëllai i vet, Roberto Assis, u liruan nga burgu në Paraguai dhe u vendosën në arrest shtëpiak të martën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Legjenda braziliane u arrestua bashkë me të vëllain në fillim të muajit mars, nën akuzat se ishte futur në Paraguai jashtëligjshëm duke përdorur pasaportë të falsifikuar.

Por pasi i ka kaluar 32 ditë në burg, gjykata në Paraguai ka vendosur ta lirojë atë dhe ta lejojë të qëndrojë në hotelin presidencial luksoz në Asuncion në pritje të gjyqit.

Avokatët e Ronaldinhos dhe Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë garanci në emër të klientëve të tyre, pasi kërkesa e tyre e mëhershme për lirim me kusht ishte mohuar, sepse autoritetet në vendin e Amerikës Jugore vlerësuan se dyshja mund të ikë nga vendi.

Ronaldinho dhe Assis ishin kapur nga policia pasi kishin ofruar dokumente të rreme kur ishin futur në Paraguai, për një vizitë për të marrë pjesë në një numër ngjarjesh promovuese.

Avokatët e Ronaldinhos kanë argumentuar se ajo pasaportë i ishte dhënë brazilianit si dhuratë nga një sponsor dhe se ai nuk e dinte se po përdorte diçka të palejueshme.

Por ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit do ta kalojë arrestin shtëpiak në njërin prej vendeve më të mira në Paraguai. Hoteli ku po mbahet ai i posedon të gjitha gjërat luksoze, duke nisur nga ballkoni, TV smart 55inch, vaskë dhe kuzhinë të gjerë.

Ai mund ta përdorë edhe pishinën luksoze të ndërtuar mbi tavanin e hotelit dhe mund të porosis koktej të ndryshëm fantastik.

Në korrik të vitit 2019, Ronaldinhos iu konfiskuan pasaportat braziliane dhe spanjolle për shkak të mos pagimit të tatimeve dhe mos pagimit të gjobave për ndërtim të jashtëligjshëm në një vend të mbrojtur natyror në Brazil. /Gazeta Express/