Pamje apokaliptike: Anija me 4.000 tonë mallra "lufton" mes dallgëve mbi 6 metra - Gazeta Express
string(77) "pamje-apokaliptike-anija-me-4-000-tone-mallra-lufton-mes-dallgeve-mbi-6-metra"

Pamje apokaliptike: Anija me 4.000 tonë mallra “lufton” mes dallgëve mbi 6 metra

Gazeta Express

24/10/2020 11:52

Tre anije shpëtimi luftuan me dallgët gjigande 6 metra për të parandaluar që një anije e ngarkuar me 4,000 tonë mallra të përplasej me shkëmbinjtë gjatë Stuhisë Barbara.

Sipas Daily Mail, ekipet e anijeve shpëtuese parandaluan që ajo të shkonte drejt bregut në një operacion shpëtimi 12 orë.

Lexo Edhe:

Ekipet vullnetare të anijeve të shpëtimit në Dunmore East, Kilmore Quay dhe Rosslare Harbour shkuan në ndihmë kur transportuesi i mallrave, i cili mbante qymyr nga Gjermania veriore, kërkoi ndihmë urgjente.

Pamjet erdhën ndërsa Stuhia Barbara bëri kërdinë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 65 milje në orë pasi goditi Spanjën dhe Portugalinë këtë javë.