Pallaska thotë se Kurti u tregua qesharak sot, e shpjegon pse - Gazeta Express
string(60) "pallaska-thote-se-kurti-u-tregua-qesharak-sot-e-shpjegon-pse"

Pallaska thotë se Kurti u tregua qesharak sot, e shpjegon pse

Gazeta Express

26/02/2020 21:11

Avokati, Dastid Pallaska, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është treguar qesharak sot në konferencën për shtyp ku zbuloi një marrëveshje të lidhur nga Hashim Thaçi, në kohën kur ishte kryeministër, me NATO-n.

Sipas marrëveshjes, FSK nuk mund të futet në veri të Kosovës pa marrë leje paraprakisht nga KFOR’i.

Lexo Edhe:

“Zyra ligjore e kryeministrit janë treguar diletantë të profesionit”, ka thënë Pallaska.

Sipas Pallaskës, kjo marrëveshje nuk peshë juridike, pasi për sovranitetin e vendit kujdeset kushtetuta e vendit.

“Nuk ka mundësi të bartet sovraniteti pa ratifikim në Kuvend”, thotë ai.

Sipas Pallaskës, marrëveshja është dashur të kalohet në Kuvendin e Kosovës që të ketë efekt juridik.

Kurti sot në konferencë për medie ka bërë të ditur se dokumenti i ka ardhur nga një zyrtar i besuar i NATO’s. /Express/