Pala mbrojtëse kërkon lirimin me kusht të Hysni Gucatit nga paraburgimi - Gazeta Express
string(71) "pala-mbrojtese-kerkon-lirimin-me-kusht-te-hysni-gucatit-nga-paraburgimi"

Pala mbrojtëse kërkon lirimin me kusht të Hysni Gucatit nga paraburgimi

Gazeta Express

01/10/2020 15:50

Pala mbrojtëse e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, raporton Gazeta Express.

Avokati ka thënë se gjykatësi duhet të vendosë për lirimin e Gucatit, në mënyrë që t’i japë kohë shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga ai për ligjshmërinë e arrestimit.

Lexo Edhe:

“Ju z. gjykatës nuk mund t’i trajtoni këto çështje që keni ngritur sot. Është çështja e lirimit me kusht sepse Prokurorisë i është dhënë kohë që t’i përgjigjet kundërshtimeve me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit, ndërkohë z. Gucati është dhe do të mbetet në paraburgim, ndërkohë që pret përgjigjen e Prokurorisë”, tha avokati.

Ai ka përmendur edhe shumë probleme shëndetësore të Hysni Gucatit. /Express/