Një përplasje mes Arjeta Fejzës së Vetëvendosjes, dhe, Avni Arifit të AAK’së është zhvilluar në Pressing në T7.
Arifi, kritikoi vendimin e qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për disa kategori të vendit, duke thënë se e njëjta është ‘’fyrje për inteligjencën e qytetarit’’.
‘’Praktika e dhënies së parëve ka qenë praktikë e moçme është praktiku në Evropë, sot e bëjnë Serbia, Shqipëria edhe e ka bë Hungaria. Regjimet autoritare e kanë këtë logjikë. Qeveria Kurti e ka gojën plotë. Është marre qytetarit të Kosovës në nevojë, kur ka nevojë Kurti me ia dhanë do pare. Është tu e fy inteligjencën qytetarit të Kosovës. Është fyrje për qytetarin.’’, ka thënë ai
Ndaj kësaj ka reaguar Fejza e VV’së.
‘‘Sa i përket AAK’së, a e din ça mendoj unë me ia fy inteligjencën qytetarit, është me ia rritë pagën vetit. Unë mendoj që ia fyn inteligjencën qytetarit, kur ia rrit pagën vetit’’’, ka thënë Fejza.