Pak ditë para koncertit, Capital T thumbon Noizy-n: Po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve - Gazeta Express
string(99) "pak-dite-para-koncertit-capital-t-thumbon-noizy-n-po-hap-nje-kapitull-te-ri-ne-mendjen-e-te-tjereve"

Rozë

Gazeta Express

12/08/2022 16:35

Pak ditë para koncertit, Capital T thumbon Noizy-n: Po hap një kapitull të ri në mendjen e të tjerëve

Rozë

Gazeta Express

12/08/2022 16:35

Noizy pritet të mbajë me 14 Gusht një koncert që titullohet “Alpha Shoë”.Sipas reperit, ky koncert do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Megjithatë, ndërsa reperi po përgatitet për këtë ditë, Capital T duket sikur ka përcjellë një thumb ndaj tij.

Reperi nga Kosova ka publikuar një video nga koncerti i tij, i realizuar tre vite më parë në Tiranë, ku mblodhi mbi 10 mijë njerëz. Autori i shumë hiteve shprehet se skena e koncertit të tij ka qenë një ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.

Lexo Edhe:

”Pothuajse 3 vjet që nga TIME CAPSULE më shumë se 10 mijë njerëz një nga skenat mëtë mëdha të ndërtuara ndonjëherë në Ballkan, rripat rgb që shihni grupin ColdPlay dhe disa emra të mdhenj botëror rreth 2 orë performancë plotësisht live me bend kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe një moment historik i madh në karrierën time gjithashtu një hap i madh për të gjithë industrinë muzikore të çdo zhanri” , shkruan ai.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Kaq mjaftoi që njerëzit ta merrnin si një thumb ndaj Noizy-t. Një fans ka shkruar se Capo e ka bërë këtë postim pak ditë para koncertit të reperit, për t’i treguar se një gjë të tillë, që ai paralajmëron, e ka bërë vetë para tre vitesh. /abcnews.al