Pacquiao e pranon duelin në ring kundër McGregor - Gazeta Express
string(48) "pacquiao-e-pranon-duelin-ne-ring-kunder-mcgregor"

Gazeta Express

27/09/2020 10:29

Pacquiao e pranon duelin në ring kundër McGregor

Gazeta Express

27/09/2020 10:29

Asistenti special i Manny Pacquiao, Jayke Joson, ka thënë se kampioni i botës në boks shpreson se do të përballet me Conor McGregorin në vitin 2021.

Joson theksoi se një pjesë e të hollave të fituara nga Pacquiao në atë meç do të shkojnë për viktimat e koronavirusit në vendlindjen e 41-vjeçarit, Filipine, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ish-kampioni i botës në UFC, McGregor, shkroi të premten në Twitter se do të përballet me Pacquiaon në një ring boksi në Lindjen e Mesme.

“Nuk e hedhim poshtë këtë”, tha Joson në një komunikatë për media të dielën.

Derisa asgjë nuk është nënshkruar ende, Joson shtoi se bisedimet mes dy kampionëve kanë nisur tashmë dhe se të dy luftëtarët po përgatiten për një meç boksi përfundimtar dhe epik. /Gazeta Express/