Ospina turpëron Messin në aksionin që çoi te goli i Napolit - Gazeta Express
string(59) "ospina-turperon-messin-ne-aksionin-qe-coi-te-goli-i-napolit"

Ospina turpëron Messin në aksionin që çoi te goli i Napolit

Gazeta Express

26/02/2020 8:49

Portieri i Napolit, David Ospina, arriti ta detyrojë kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, të rrëzohet në tokë në tentim për ta marrë topin, vetëm pak momente para se Dries Mertens t’i kalonte në epërsi italianët.

Barcelona e nxori një barazim me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër klubit të Serisë A në stadiumin San Paolo të martën, falë golit të shënuar gjatë pjesës së dytë nga Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez arriti ta barazojë rezultatin e kësaj ndeshjeje pas golit të shënuar nga Dries Mertens për Napolin gjatë pjesës së parë. Ky gol mori vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të asaj që i ndodhi gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë gjatë aksionit.

Para se Napoli të kalonte në epërsi, portieri Ospina e pranoi topin brenda zonës së 16-metërshit dhe arriti ta përballojë në mënyrën më të mirë të mundshme presionin nga Messi, i cili rrëshqiti dhe u rrëzua në fushën e San Paolo.

Mertens nuk arriti të qëndrojë në lojë deri në fund për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër nga Sergio Busquets. Ajo ndërhyrje bëri që mesfushori i Barcelonës të ndëshkohet me karton të verdhë, që do të thotë se ai s’do të mundë të luajë në ndeshjen kthyese.

Të njëjtin fat e pësoi edhe Arturo Vidal, i cili u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një incidenti me Mario Ruin më vonë, përderisa qendërmbrojtësi veteran Gerard Pique u lëndua në momentet e fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/