Oso Kuka bën 'Reset Factory' - Gazeta Express
string(26) "oso-kuka-ben-reset-factory"

OP/ED

Gazeta Express

26/09/2023 18:45

Oso Kuka bën ‘Reset Factory’

OP/ED

Gazeta Express

26/09/2023 18:45

Shkruan: Andi Bejtja

Pas sulmit terrorist serb dhe menaxhimit profesinal që i bëri shteti i Kosovës, akrepat e historisë po lëvizin politikisht e diplomatikisht jo thjesht në kahjen që do Albin Kurti, por në rrugën që i duhet Kosovës të ecë. 

Lexo Edhe:

Në fakt kjo që ndodhi, nuk është as më pak e as më shumë vec një “diplomë” që dëshmon se Albin Kurti ka patur të drejtë në kokëfortësinë e treguar në tryezën e dialogut, ka patur të drejtë në skicimin e qëllimeve të Serbisë dhe portretit të Vuçiçit, jo pak herë i perceptuar me dashje dhe pa dashje nga Perëndimi si “djali që i bën detyrat e shtëpisë”, se ka patur të drejtë në kritikat ndaj dy negociatorëve Lajcak dhe Borel që për Serbinë kanë mbajtur në dorë vetëm medalje, ndërsa për Kosovën vetëm gozhda, që ka patur të drejtë për qëndrimet gati farefisnore pro serbe të Ambsadorit Amerikan në Beograd, që ka patur të drejtë me Eskobar, me Kryeministrin e Shqipërisë që nuk i doli njëherë në krahë si burrë Shqipërie, por vec i hidhte vaj rrugës Makinës së Kurtit, duke i dhënë një dorë asaj politike që donte ta përkufizonte Kryeministrin e Kosovës të çmenduar e të izoluar në kanceleritë e botës.

Në historinë e diplomacisë botërore, nuk besoj të gjendet rast i dytë që një Kryeministër i një vendi me as më pak e më as më shumë se 2 milionë banorë dhe jo më shumë se dy dekada e gjysëm përvojë shtetformuese të arrijë t’i bëjë “Reset Factory” si telefonit Europian, ashtu edhe atij Amerikan, herë pas here të pushtuar nga viruse serbe.

Ej paramendojeni, Kurti arriti deri aty sa dhe babaxhanin më të madh ndaj Vucicit Edi Ramën ta bënte sot të vinte duart në kokë me vendimin e tij për të shpallur ditë zie për terroristët e vrarë.

Pa ndershmërinë e Kurtit, pa rezistencën e tij, daç dhe kokëfortësinë nëse doni, jo vetëm Rama nuk do ishte detyruar ta shikonte Vuçiçin me ato sy që në fakt duhet ta kishte parë më kohë, por edhe një pjesë jo e vogël e diplomacisë euro-atlantike, fut ktu Lajcak, Borel, Eskobar & CO.

Me këtë Vuçiç që pamë këto ditë, që shpalli ditë zie për terroristët, që shfrynte si adoleshent “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, nuk do e njohim Kosovën”, Albin Kurti me ndershmërinë dhe koherencën, jo vetëm ndriçoi shumë anë të errëta që jo gjithkush edhe me dashamirësi edhe pa dashamirësi nuk donte t’i shihte, por ridemensionoi dhe politikën europiane, dhe atë amerikane në favor të Kososvës.

Ridemensionoi aktualisht edhe tryezën e dialogut Kosovë-Serbi, dialog i cili tashmë, ndryshe nga dje në partencë është në favor të Kosovës, në qoftë se ndonjë ditë do të ketë kuptim të ulen në tavolinë. Nuk ka asnjë dilemë, Oso Kuka jo vetëm nuk mbeti vetëm i rethuar në Kullë, por tashmë ka dalë në baçe, por me sa duket i bëri “Reset Factory” dhe atij që për ta portretizuar si të çmendur dhe të izoluar e quajti jo pa mllef Oso Kuka.

Pikë: nuk ka nevojë për tryezë ndërkombëtare.