Papa bën thirrje për kontroll më të rreptë mbi inteligjencën artificiale - Gazeta Express
string(72) "papa-ben-thirrje-per-kontroll-me-te-rrepte-mbi-inteligjencen-artificiale"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 8:46

Papa bën thirrje për kontroll më të rreptë mbi inteligjencën artificiale

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 8:46

Papa Leo XIV kritikoi konceptin e një “lufte të drejtë”, duke e quajtur atë të vjetëruar dhe duke paralajmëruar se njerëzimi po “po rrokullisej në një kulturë force”.

Papa shkroi për këtë në enciklikën e tij (fjalimi i Papës drejtuar të gjithë katolikëve mbi çështjet e politikës, fesë, moralit, etj.

“Sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të pohohet se teoria e ‘luftës së drejtë’, e cila shpesh përdoret për të justifikuar çdo operacion ushtarak pa cenuar të drejtën e vetëmbrojtjes në kuptimin më të ngushtë të fjalës, është e vjetëruar”, thuhet në dokument.

Papa bëri thirrje gjithashtu për rregullim të rreptë ndërkombëtar të inteligjencës artificiale, duke thënë se kjo çon në përhapjen e dezinformimit dhe mund ta zhysë botën në konflikte të pafundme.

Papa theksoi se revolucioni dixhital ka ndryshuar natyrën e luftërave, nga sulmet kibernetike te automatizimi i vendimeve ushtarake.

“T’u japësh sistemeve artificiale të drejtën për të marrë vendime fatale ose të pakthyeshme është e papranueshme”, vuri në dukje ai.

Leo XIV paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përqendrimit të fuqisë teknologjike në duart e korporatave private, duke thënë se “indiferenca ndaj së vërtetës çon ngadalë por në mënyrë të pashmangshme në një rrëshqitje drejt totalitarizmit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement