Osmani: Roli im në LDK është më aktiv se i çdokujt tjetër - Gazeta Express
string(56) "osmani-roli-im-ne-ldk-eshte-me-aktiv-se-i-cdokujt-tjeter"

Osmani: Roli im në LDK është më aktiv se i çdokujt tjetër

Gazeta Express

11/12/2019 23:00

Vjosa Osmani thotë se ka punuar dhe ka insistuar që koalicioni me Vetëvendosjen të bëhet. E pyetur nëse po qëndron larg vendimeve të LDK’së, Osmani ka thënë se roli i saj është më aktiv se i çdokujt tjetër në parti.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani,  ka folur për takimet që ajo realizoi në Gjermani gjatë një vizite dyditore.

Lexo Edhe:

 “Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë me respekt në raport me partnerin tonë potencial VV-në. Presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, i suksesshëm në qeverinë e ardhshme. Gjatë këtyre dy ditëve kisha takime intensive me partnerët tanë në CDU, në radhë të parë, në zyrën e kancelares në MPJ në Bundestag. Natyrisht ka interesim të madh në Gjermani për ngjarjet në Kosovë dhe e kam potencuar edhe këtu në takime ashtu sikurse në Kosovë që qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre për ndryshim me gjashtë tetor dhe tani na takon secilit prej nesh të bëjmë të pamundurën që atë vullnet ta nderojmë dhe ta kthejmë në koalicion të suksesshëm. Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”, ka thënë Osmani për RTK.

E njëjta shtoi se LDK ofertën e vetë e bën vetëm në tavolinën e bisedimeve, sepse ky është parim themelor i negociatave derisa ato të vazhdojnë.

Sipas Osmanit, LDK nuk sheh partner tjetër përpos Vetëvendosjes dhe se dallimet që janë për momentin janë shumë të vogla krahasuar me vullnetin dhe kauzën që i ka bashkuar dy partitë.

“Ne mund të dalim e të flasim për dallime, vetëm nëse këto bisedime do të dështojnë edhe pse unë jam shumë optimiste që nuk do të dështojnë sepse kemi dhënë një zotim të qartë para qytetarëve që pavarësisht cila parti del e para ne do të bashkëpunojmë në koalicion me njëra-tjetrën dhe jo me të tjerët. Ne si LDK vazhdojmë të mbajmë këtë zotim, nuk shohim partner tjetër përveç VV-së dhe për dallimet që janë për momentin i shoh si shumë të vogla, në krahasim me vullnetin dhe kauzën që na ka bashkuar, prandaj duhet të ecim përpara”, shtoi Osmani.

Ajo u pyet lidhur me atë se a po qëndron larg vendimeve të cilat po merren në LDK dhe cili është roli i saj për momentin, ku tha se “roli i saj në këtë parti është më aktiv se i çdokujt tjetër, ashtu siç ka qenë për vite me radhë.

“Ashtu siç kam punuar dhe kam insistuar që ky koalicion të ndodhë. Të tjerët që tentojnë që këtë ta paraqesin në kontekst tjetër janë njerëz që dëshirojnë të prishin këtë koalicion, natyrisht që nuk do të merrem me çështje të tilla sepse ka puna më të rëndësishme që na presin përpara”, ka thënë Osmani.

Edhe sfida të mëdha që ne si qeveri e ardhshme që duhet trajtuar dhe tani nuk do të merrem me paragjykime të askujt, por do të vazhdojë punën time intesive në mënyrë që ky koalicion të ndodhë sa më shpejtë. Përderisa unë e shoh që ka vullnet të madh, nuk shoh gjasa që të dështojë. Sipas meje mund të ndodhë dhe duhet të tejkalohet. LDK nuk flet në këto bisedime me kushte, por si një partner shumë serioz për qeverinë e ardhshme, prandaj për situata hipotetike nuk dua të komentojë më tej. Unë jam e bindur që do të kemi marrëveshje së shpejti, edhe në seancë do të jemi mëse të përgatitur në mënyrë ë Kosovës t’i japim qeverinë që e meriton”, përfundoi Osmani