Pas përfundimit të tubimit në Llap, kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, tha se në këtë qytet ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit.
“Llapi i jashtëzakonshëm si çdo herë – vend i fjalës, i besës dhe i njerëzve që nuk lëkunden kurrë. Këtu ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit, kur flasim hapur për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e për rrugën plot shpresë përpara”, shkroi Osmani.