Besa Pejë ka njoftuar se ndeshja ndaj KEK-ut nuk është zhvilluar, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar fare për ta luajtur takimin.
Klubi pejan bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar se futbollistët e Besës kanë qenë të pranishëm në fushë dhe e kanë respektuar kampionatin dhe obligimet sportive deri në fund.
“Ndeshja ndaj KEK-ut nuk do të zhvillohet, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar për në ndeshje. Djemtë tanë ishin në fushë, duke e respektuar kampionatin dhe ndeshjen ashtu siç i ka hije”, thuhet në reagimin e klubit.
Situata vjen në një moment kur Besa Pejë nuk ka më ndonjë objektiv garues në kampionat, ndërsa KEK-u tashmë e ka humbur statusin në Ligën e Parë dhe ka rënë nga kategoria.