Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mohuar se ajo ka sulmuar qeverisjen e Albin Kurtin në arenën ndërkombëtare, madje, ka shtuar ajo, e vërteta është krejt e kundërt.
Osmani, ka thënë se ajo e ka mbrojtur dhe arsyetuar çdo veprim, dhe se, ajo, ka kërkuar nga SHBAÇtë që ta takojnë Kurtin, dhe që ata, t’ia japin atij ‘’edhe një shancë’’.
‘’Në tituj tentojnë të pretendojnë që kinse i kam sulmuar ndërkombëtarisht, ka ndodh komplet e kundërta. Çdo veprim është mbrojtur, çdo veprim është arsyetuar, madje kam kërkuar nga SHBA’të me ngulm, që ta takojnë kryeministrin, në çdo takim kam kërkuar që ta takojnë, të ia jepin një shansë, ‘’ju lutem jepjani edhe një shancë’’, kjo ka qenë kërkesa ime e vetme’’, ka thënë Osmani në Kanal10.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...