Uran Ismaili: Bedri Hamza përfaqëson stabilitetin që po kërkojnë qytetarët! - Gazeta Express
string(73) "uran-ismaili-bedri-hamza-perfaqeson-stabilitetin-qe-po-kerkojne-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 22:27

Uran Ismaili: Bedri Hamza përfaqëson stabilitetin që po kërkojnë qytetarët!

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 22:27

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, kanë mbajtur takim me strukturat e Degës së PDK-së në kryeqytet.

Në takim morën pjesë aktivistë, asambleistë dhe përfaqësues të strukturave të PDK-së në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili tha se në Prishtinë kanë besuar se me punë dhe vendosmëri gjithçka është e mundshme, duke theksuar se sot PDK është forca e dytë në kryeqytet.

“Në Prishtinë besuam se me punë e vendosmëri gjithçka është e mundshme, dhe sot jemi forca e dytë në kryeqytet”, ka shkruar Ismaili.

Ai shtoi se, bashkë me Bedri Hamzën, janë gati ta kthejnë këtë besim në forcë për ndryshim në gjithë Kosovën.

“Në tubimin tonë me strukturat e Degës së kryeqytetit, me aktivistë, asambleistë dhe me kryeministrin në ardhje Bedri Hamza, jemi gati ta kthejmë këtë besim në forcë për ndryshim në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement