Prishtina tashmë është bërë me trajner të ri, me Orges Shehin që do të marrë timonin e skuadrës nga kryeqyteti.
Shehi u zyrtarizua sot te Prishtina, duke e pasuar Alban Dragushën.
Pas zyrtarizimit te klubi nga kryeqyteti, Shehi ka folur për faqen zyrtare të Prishtinës.
Në fjalët e tij të para si trajner i bardhekaltërve prishtinas, ai tha se do të bëjnë maksimumin për ta “kthyer Prishtinën aty ku i takon”.
“Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe që jam pjesë e një klubi si Prishtina. Shpresoj dhe besoj se të gjithë së bashku, klubi, stafi teknik, lojtarët dhe tifozët do të bëjmë maksimumin për ta rikthyer FC Prishtinën aty ku i takon”, tha ai.
Orges Shehi më parë kishte drejtuar Kukësin, Skënderbeun, Tiranën e Ballkanin./GazetaExpress/