Organizatat e të drejtave të njeriut kritikojnë FIFA-n, “Fjalë të mëdha, por mungojnë veprimet konkrete për Botërorin 2026” - Gazeta Express
string(119) "organizatat-e-te-drejtave-te-njeriut-kritikojne-fifa-n-fjale-te-medha-por-mungojne-veprimet-konkrete-per-boterorin-2026"

Sport

Gazeta Express

05/12/2025 15:03

Organizatat e të drejtave të njeriut kritikojnë FIFA-n, “Fjalë të mëdha, por mungojnë veprimet konkrete për Botërorin 2026”

Sport

Gazeta Express

05/12/2025 15:03

Një koalicion i gjerë organizatash ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sindikatash dhe grupesh të tifozëve kanë kritikuar ashpër FIFA-n, duke kërkuar veprime konkrete për mbrojtjen e punëtorëve, sportistëve, tifozëve, gazetarëve dhe komuniteteve lokale gjatë Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Reagimi vjen teksa FIFA po përgatitet të mbajë shortin e Botërorit në Uashington dhe të ndajë çmimin e ri “FIFA Peace Prize”, një proces për të cilin organizatat thonë se mungon transparenca.

Koalicioni – i përbërë nga Amnesty International, Human Rights Watch, AFL-CIO, ACLU, NAACP, Athlete Ally, Reporters Without Borders dhe të tjerë – paralajmëron se situata e përkeqësuar e të drejtave të njeriut në SHBA, kufizimet ndaj gazetarëve, kërcënimet ndaj migrantëve dhe anulimi i mesazheve antidiskriminuese nga FIFA rrezikojnë të cenojnë garën.

Organizatat kërkojnë nga FIFA dhe qytetet pritëse të:

Rikthejnë fushatat kundër racizmit dhe diskriminimit;

Garantojnë mbrojtjen e migrantëve dhe ndalimin e kontrolleve të padrejta nga autoritetet;

Sigurojnë lirinë e mediave dhe të drejtën e protestës;

Miratojnë një politikë zyrtare për mbrojtjen e fëmijëve;

Përfshijnë komunitetet lokale në vendimmarrje dhe të shmangin shpërnguljet e detyruara të banorëve të brishtë;

Përmirësojnë kushtet e punëtorëve që e bëjnë turneun të mundur.

Organizatat thonë se Botërori 2026 është një mundësi historike për FIFA-n që të tregojë se prioritetet e saj për të drejtat e njeriut nuk janë vetëm deklarata, por standarde që zbatohen në praktikë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement