Operohet me sukses kapitenia e Kosovës - Gazeta Express
string(38) "operohet-me-sukses-kapitenia-e-kosoves"

Operohet me sukses kapitenia e Kosovës

Gazeta Express

01/05/2020 19:15

Kapitenja e Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, është operuar të mërkurën.

Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

Lexo Edhe:

“Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenia.

Pritet që ajo të kthehet në lojë pas 9 deri në 12 muaj.

Në mars Leonora kishte pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë. Ajo ka premtuar kthim edhe më të fuqishëm te Kosova.

Federata e Hendbollit të Kosovës i dëshiron shërim të shpejtë kapitenes sonë. /Gazeta Express/